
Ish-presidenti i greqisë, Karolos Papulias u shua në moshën 92-vjeçare.
Papulias shërbeu si president nga viti 2005 deri në vitin 2015.
Ai ishte një anëtar i rangut të lartë të partisë socialiste “PASOK”, bashkëpunëtor i ish-kryeministrit Andreas Papandreu, ndërsa ka mbajtur poste ministrore.
Në 2007 këshilli i bashkisë së Gjirokastrës i dha titullin e lartë “qytetar nderi” për kontributin që ka dhënë në marrëdhëniet miqësore mes shqipërisë e greqisë.
Ish-presidenti grek njihet si një ndër personalitetet dhe politikanët që ka kontribuar për shkrirjen e akujve mes dy vendeve në prag të përfundimit të luftës së ftohtë.
Për ndarjen nga jeta të Karolos Papulias ka reaguar edhe kreu i shtetit, Ilir Meta, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes dhe popullit grek.