Situata e krijuar në veri të Kosovës vijon të sjellë reagime të ashpra. Nuredin Ibishi eksperti i sigurisë në Kosovë ka deklaruar se sulmi terrorist i pak ditëve më parë ishte më i madhi i ndodhur ndonjëherë, ndërsa akuzon Vuçiç për mënyrat që po përdor.

 

“Ky sulm terrorist është më i madhi deri tani ka pasur si qëllim që me një personel të përgatitur mirë e të armatosur, ka pasur si qëllim të shkëpusë një pjesë të territorit nga Kosova dhe tja bashkangjisë Serbisë. Kjo është një luftë hibride që Vuçiç po përdor, në një kohë kur politikat po i dështojnë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Reagimi i policisë sipas Ibishit ka qenë korrekt, duke arritur edhe të sekuestrojnë arsenalin e armëve dhe mjetet që ishin transportuar.

 

“Reagimi i policisë së Kosovës ka qenë shumë i mirë. Ka vepruar me autorizime dhe nuk kishte qëllim ti vriste por ti zinte rob. Por arritit të vrasë tre prej tyre, të sekuestronte gjithë arsenalin e armëve, mjetet me të cilat janë transportuar, pra të ndërmarrë masa të tjera ndëshkimore”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pyetur nga Aleksandër Furxhi për rolin që ka patur NATO, eksperti tha: “NATO kishte rol mbikqyrës. Forca e Sigurisë së Kosovës si forcë e armatosur nuk ka mundësi të veprojë pa pëlqimin e KFOR. KFOR do ndërhynte nëse policia nuk do kishte kapacitete për këtë situatë”.