
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka propozuar sot kolegun e tij të partisë dhe liderin e Lëvizjes ‘Evropa Tani’ , Milojko Spajiç për formimin e qeverisë së re.
Milatoviç tha se ky vendim erdhi pas konsultimeve të mbajtura me partitë e tjera.
Advertisement
Emri i Milojko Spajiç i cili më herët ka mbajtur postin e ministrit të Financave u mbështet nga partitë që kanë 44 vende në parlament.
Afati kushtetues për propozimin e programit dhe formimin e qeverisë se re është 90 ditë.
Advertisement