minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Studentët serbë vijojnë marshimin, pritet të mbërrijnë nesër në qytetin e Novi Sadit

0
Studentët serbë vijojnë marshimin, pritet të mbërrijnë nesër në qytetin e Novi Sadit

Studentët serbë të nisur nga Beogrdi po vazhdojnë marshimin në ditën e dytë pasi kaluan natën në Ingjije rreth 40 kilometra larg kryeqytetit. Ata do të mbërrijnë në qytetin e Novi Sadit ku do të bashkohen me pjesën tjetër të studentëve për të bllokuar urat në 1 shkurt, datë e cila përkon me tre mujorin e vdekjes së 15 personave pas shembjes së një stacioni hekurudhor.

Studentët nisën marshin e tyre afër 80-kilometërsh të enjten, rreth orës 10:30 nga Fakulteti i Arteve Dramatike të Beogradit.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se pjesëtarë të kësaj ministrie do të ofrojë siguri për marshin e studentëve, duke i përcjelle edhe me autoambulanca dhe kamionë me ujë të pijshëm.

Aksidenti vdekjeprurës në Novi Sad ka shkaktuar një valë të gjerë protestash në muajt e fundit në Serbi të udhëhequra nga studentët të mbështetur nga stafet e universiteteve dhe qytetarë të shumtë.

Advertisement

Ata kanë kërkuar përgjegjësi penale dhe politike të autoriteteve për aksidentin në Novi Sad në stacionin e saporikonstruktuar. Për shkak të protestave, kryeministri serb Millosh Vuçeviç dha dorëheqjen ndërsa presidenti Vuçiç tha se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar megjithatë protestat nuk janë ndalur./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit