Sulmi terrorist në veri të Kosovës, policia bastis vilat e Milan Radojiçiç

Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin ne pesë zona të ndrysnme në tri komunat veriore.Bastisjet lidhen me sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.

 

Aksioni është zhvilluar kryesisht në ato vende të cilat janë evidentuar si prona të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, i cili sipas autoriteteve kosovare ishte pjesë e grupit terrorist, i financuar nga Serbia.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokurori Naim Abazi pohoi se gjatë kontrolleve janë gjetrur prova të ndryshme të cilat janë në proces sekuestrimi, por pa dhënë më shumë detaje.

 

Në komunat veriore vijon patrullimi I forcave të policisë, ndërkohë që një ditë më parë kryeministri Kurti tha se kontrolli I territorit duhet bërë përmes grupeve të përbashkëta të forcave të rendit të kosovës, misionit eulex dhe trupave të KFOR.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri më tani, hetimet për sulmin e së dielës kanë sjellë sekuestrimin e një sasie shumë të madhe armatimi dhe paisjesh të tjera të grupit terrorist. po ashtu janë gjetur edhe dokumente që provojnë furnizimin dhe mbështetjen që beoigradi zyertar I ka dhënë organizatës së drejtuar nga nënkryetari I listës serbe Millan Radojcic.