Një oficer policie është sulmuar me hark para ambasadës izraelite në Beograd. Shigjeta e goditi policin në qafë, por ai arriti të mbrohet duke qëlluar sulmuesin, i cili mbeti i vrarw nw vendngjarje.

Siç ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, identiteti i sulmuesit mbetet i panjohur dhe po shqyrtohen të gjitha mundësitë për motivet e sulmit .

“Sot rreth orës 11, një person i paidentifikuar ka gjuajtur me shigjetë një punonjës policie që ruante ambasadën izraelite dhe e goditi në qafë. Polici M.J. (1990) ka përdorur për vetëmbrojtje armën e shërbimit dhe ka qëlluar sulmuesin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, tha Ivica Daçiq.

Oficeri u dërgua në spital ku do t’i nënshtrohet një operacioni për t’i hequr shigjetën nga qafa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";