
Situata në veriun e Kosovës vazhdon të jetë tensionuar. Rrugët janë të bllokuara në Rudarë dhe Leposaviç.
Ndërkohë dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar orët e para të mëngjesit afër Zveçani, ndërsa në Zubim Patoku mësohet të ketë pasur edhe të shtëna armësh.
Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë barrikadat janë përforcuar gjatë natës, ndërsa janë vendosur tenda për qytetarët.
Mediat në Kosovë raportojnë se në barrikada ka shumë persona të panjohur dhe të armatosur, të cilët kanë hyrë nga Serbia. Sipas tyre persona të maskuar sulmojnë çdokënd që tenton ti xhirojë apo fotografojë, përfshirë këtu edhe gazetarë shqiptar.
Gjithashtu një njësi e EULEX-it dyshohet se është sulmuar gjatë orëve të natës në pjesën veriore. Sulmi dyshohet të ketë ndodhur në Rudarë të Komunës së Zveçanit. Por ende nuk ka një konfirmim nga Policia e Kosovës.
Forcat special të policisë vijojnë të jenë prezente në veri duke u përpjekur të ruajnë qetësinë.