minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Takimi me Kurtin në Bruksel,  reagon Vuçiç: Nuk ka dorëzim

0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e ka konsideruar si të vështirë takimin e sotëm tre-palësh në Bruksel. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Vuçiç shprehet se nuk ka dorëzim dhe thekson se ishte e pritshme që ky takim të mos ishte i lehtë.

 

“Një takim i vështirë. E pritshme. Nuk ka dorëzim”, shkruan ai.

 

Advertisement

Në fokus të këtij takimi ishte propozimi i planit europian të BE për dialogun Kosovë-Serbi. Në një reagim në Tëitter, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u shpreh se pret qasje konstruktive nga dy palët.

 

“Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandar Vuçiç, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive”, shkroi ai në Tëitter.

 

Advertisement

Takimi i gjashtë në radhë mes dy palëve erdhi pas tensioneve të shtuara në veri të Kosovës. Takimi u ndërmjetuësua nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit