
Duhet të ruajmë paqen edhe stabilitetin, ky ka qenë mesazhi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në takim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Kreu i shtetit serb bisedoi me ta pas dështimit të bisedimeve me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel.
ALEKSANDËR VUÇIÇ
PRESIDENTI I SERBISË
Duhet të jeni të kujdesshëm dhe të qetë. Duhet ta ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe t’i përgjigjemi arrogancës së të tjerëve si njerëz të denjë. Jam i sigurt se do të ruajmë vatrat tona. Ne vetëm duam të mbrojmë popullin tonë dhe asgjë më shumë. Kështu që jam i sigurt se si komb do të tregojmë pjekuri dhe do të ruajmë vatrat tona.
Advertisement
Ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç tha se komuniteti ndërkombëtar e kuptoi se cila është pala që nuk do negociata.
PETAR PETKOVIÇ
AdvertisementDREJTORI I ZYRËS PËR KOSOVËN
Për ne vija e kuqe është që ne nuk e pranojmë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, por askush nuk mund të kërkojë nga Beogradi që marrëveshjet e nënshkruar duhet të zbatohen të gjithë, Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet e dakorduara dhe vetëm atëherë mund të flasim për vazhdimin e normalizimit.
Petkoviç shtoi se Prishtina për 10 vjet ka refuzuar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.