
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, të cilëve iu ka kërkuar të përmbahen nga çdo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim.
Advertisement
“Bisedova me Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. I kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. NATO_KFOR mbetet vigjilent.”– shkruan Stoltenberg në Twitter.
Advertisement