Drejtori i një shkolle fillore në Larisa, që u godit nga një tërmet i fuqishëm këtë të mërkurë, shpëtoi 63 nxënës.

 

Ai ja doli t’i nxjerrë nga godina shëndoshë e mirë fëmijët dhe 10 kolegët e tij. Dëmet materiale në shkollë ishin të shumta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis e takoi nga afër drejtorin e shkollës, Grigoris Letsios, i cili edhe i tregoi sesi ndodhi gjithçka.

 

“Qetësia e mësuesve dhe gatishmëria e fëmijëve në zbatimin e planit të urgjencës ishin ato që na ndihmuan të dilnim nga ndërtesa shëndoshë e mirë”, rrëfue Grigoris Letsios.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mitsotakis e përgëzoi drejtorin për reagimin e tij të ftohtë dhe e siguroi atë se shkolla do të prishet dhe në vend të saj do të ndërtohet një e re.