Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, i akuzuar për grabitje të përsëritura dhe në bashkëpunim, dhunë ndaj punonjësve, falsifikim dhe shkelje të ligjit për substancat narkotike si dhe armëmbajtje pa leje.
Siç njoftoi Policia Greke, në kuadër të hetimeve pas grabitjeve të përsëritura në zonat e Atikës, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shqiptarit.
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, efektivët e policisë kanë pikasur 37-vjeçarin duke drejtuar një automjet dhe në momentin që ka tentuar të hyjë në një hotel në zonën e Glyfadës, e kanë ndaluar.
Sipas ELAS-it, 37-vjeçari ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të arratiset duke kërcënuar policët me një armë plastike.
Siç rezultoi nga hetimi i Policisë, 37-vjeçari, duke udhëtuar me automjet, kryesisht në orët e para të mëngjesit, hynte në hotele si klient, duke përdorur një kartë identiteti false dhe duke kërcënuar me armë punonjësit, tërhiqtë shuma parash.
Pas kontrollit në pronën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan:
* një pistoletë plastike të cilën e kishte përdorur gjatë kryerjes së grabitjeve. * kartë identiteti false,
* leje drejtimi false,
* sasi e vogël kanabis të papërpunuar dhe
* shuma prej 405 euro.
Nga hetimet paraprake të deritanishme janë zbardhur 5 raste grabitjesh në Skaramangas, Glyfada, Elliniko, Agios Dimitrios dhe Exarchia.
Gjithashtu ndaj tij kishte 2 urdhra arresti dhe një urdhër për grabitje të përsëritur dhe armëmbajtje pa leje.
I arrestuari është dërguar në Prokurorinë kompetente./vizionplus.tv