Ministri i Punëve të Brendshme Danilo Sharanoviç ka njoftuar se në tragjedinë në Cetinje ka humbur jetën pronari i restorantit “Velestovo” dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Sharanoviç tha gjithashtu se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së Aco Martinoviçit, i dyshuar për kryerjen e vrasjeve.

“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të administratës policore, në krye me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, ndodhen në Cetinje me qëllim që të dyshuarit për këto vrasje t’i hiqet liria, disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë, të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, tha Saranoviç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";