Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Maqedoninë e Veriut.

Një makinë ka përfunduar në Lumin Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj. Në automjet ndodheshin pesë persona të familjes Asllani nga Gërçeçi, dy të moshuar, djali i tyre dhe nusja e djalit. Gjithashtu edhe një i mitur (5 vjeç).

Sipas mediave vendase, tre persona kanë humbur jetën, ndërsa theksohet se fëmija i mitur ka arritur të dalë nga makina dhe është gjetur nga kalimtarët i cili më pas është transportuar në spital në Shkup.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";