
Një ngjarje e rëndë ka troditur mëngjesin e së martës greqinë, ku gjatë grabitjes së një shtëpie ka mbetur e vrarë një 20 vjecare.
Ngjarja ka ndodhur në lagjjen “Glika Nera” në Athinë ku tre persona të maskuar hynë më forcë në një shtëpi. Fillimisht ata vranë qenin e familjes në mënyrë qe mos të njoftonte pronarët. Me pas thyen xhamin e katit të parë dhe u futën brenda.
Autorët u drejtuan në dhomën e gjumit ku gjetën 32 vjecarin, Haralampos Anagnostopulos, i cili po flinte gjumë.Ata e lidhën atë në një karrige ndërsa shkuan në dhomën larte ku ishte 20 vjecarja se bashku me foshnjen e saj 11 muajshe.
Sipas mediave vendase grabitësit turturuan 20 vjecaren për të treguar vendin ku ishin fshehur paratë, pasi mendohet se ata ishin në dijeni për gjendjen financiare të familjes. Dyshohet se autorët e vranë gruan duke e mbytur me jastëk.
Pas disa orësh 32 vjecari,pilot i helikopterit të aviacionit civil , arrin të zgjidhet dhe shkon në dhomën ku ndodhej bashkëshortja e tij. Në gjendje shoku, ai telefonoi policinë.
Grabitësit morën 15,000 euro dhe të gjitha bizhuteritë, duke u zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
Sipas vlerësimeve paraprake të analistëve, autorët e krimit ishin me përvojë ndersa po hetohen edhe të afërmit e çiftit për të kuptuar nese dikush prej tyre mund të ketë dhënë informacion rreth pasurisë së tyre.