
Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci, është arrestuar këtë të martë në pikën kufitare Debeli Brijeg, Mal të Zi, pasi u kap në automjetin e tij me 50 kilogramë marijuanë.
Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave kanë njoftuar zyrtarisht se gjatë kontrollit të një veture me targa të Kosovës, kanë gjetur shtatë pako me marijuanë.
“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave rreth orës 03:30 parandaluan kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si lëndë narkotike mariuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. Rreci është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të paautorizuar. Prodhimi, posedimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Vijesti.