minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ulet kartoni jeshil me Malin e Zi, AMF: 50 euro në vit për ata që duan të udhëtojnë drejt vendit fqinj

0
Ulet kartoni jeshil me Malin e Zi, AMF: 50 euro në vit për ata që duan të udhëtojnë drejt vendit fqinj

Nga muaji Shkurt çdo qytetar që do të udhëtojë drejt Malit të Zi do të paguajë një tarifë më të lirë për kartonin jeshil të automjetit: 50 euro me afat 1 vjeçar. Deri më tani  qytetarët pagunin 15 euro, por që vlente vetëm për dy javë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njoftoi se kjo tarifë e re ka ardhur edhe si pasojë e rekomandimeve të komitetit të përbashkët, të marrëveshjes së tregtisë  së lirë, për lehtësimin e lëvizjes mes vendeve të rajonit.

Kartoni jeshil është  një detyrim ligjor për çdo udhëtim jashtë territorit që mbulon dëmet e mundshme që mund të ndodhin.

Edhe me këtë vendim për çmimin e ri, sërish qytetarët kanë të drejtë të presin karton jeshil vetëm për Malin e Zi me të njëjtat kushte, 15 euro për dy javë. Sipas të dhënave një masë e tillë lehtësuese vjen, sepse dëmet me vendin fqinj nuk janë të larta.  Mbetet që kjo praktikë e tillë të shtrihet edhe me vendin tjetër fqinjë Maqedoninë e Veriut.

Advertisement

Shqiptarët paguajnë karton jeshil 40 euro drejt vendeve evropiane dhe jo vetëm me afat përdorimi vetëm dy javë. Kjo tarifë ka bërë që ndër vite, kush udhëtonte drejt Malit të Zi e merrte kartonin jeshil në kufirin e shtetit fqinjë, pasi kushtonte më lirë së në tregun vendas. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit