
Vëllai i deputetes greke, Katerina Monogyiou, ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik mbrëmjen e të enjtes në Greqi.
Ai po udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij me mjetin tip “Ferrari”, kur një këmbësor i ka prerë rrugën. Për të shmangur përplasjen e tij, shoferi ka devjuar rrugën dhe më pas ka goditur një pemë, raportojnë mediat fqinje.
Advertisement
45-vjeçari mbeti i bllokuar brenda tij, ndërsa bashkëshortja mundi të dilte nga dritarja, duke marrë lëndime të shumta.