
Ditën e sotme, ish presidenti i Kosovës Hashim Thacci ka takuar prindërit në qendrat e paraburgimit në Hagë.
Afro gjashtë orë resht ai ka patur mundësinë për t’u çmallur me prindërit e tij. Babai Haxhi Thaçi dhe nëna Hyre, janë parë teksa kanë dalë nga qendra e paraburgimit ku edhe kanë përfunduar vizitën.
Advertisement
Kjo është vizita e tyre e parë në Hagë për afro dy vjet prej se kur Thaçi është dërguar në qendrën e paraburgimit atje
Kujtojmë se Hashim Thaçi u arrestua më 5 nëntor të vitit 2020, si i dyshuar për krime lufte dhe ky ishte takimi i parë i tij me prindërit.
Advertisement