Evakuimi i mijëra njerëzve nga ishujt grekë vijon pasi vatrat e reja të zjarrit po përhapen në mënyrë të pakontrolluar, për të gjashtën ditë me radhë.

 

Zjarret më të mëdha vazhdojnë të djegin sipërfaqe në Evia, ishulli i dytë më i madh grek dhe zonat e Peloponezit përfshirë Olimpin e Lashtë, si dhe veriun e Athinës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e quajti stinën një “verë makthi”, duke shtuar se përparësia e qeverisë “ka qenë, para së gjithash, të mbrojë jetët e njerëzve.”

 

Mijëra zjarrfikës, të mbështetur nga aeroplanët, helikopterët dhe përforcimet nga vendet e tjera, gjenden në terren, në kushte tejet të vështira.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhjetë vende kanë dërguar tashmë personel dhe pajisje zjarrfikëse, ndërsa priten përforcime ehd enga tetë shtete të tjera.

 

Turqia fqinje gjithashtu po lufton me zjarret më të këqija në historinë e saj ndërsa pesë vatra zjarri vazhdojnë të digjen ende. Ditën e shtunë nisën reshjet e shiut që ndihmuan në menaxhimin e situatës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më në perëndim, në provincën Mugla në Egje, vala e të nxehtit nuk po zbutet.

 

Tetë persona kanë vdekur në zjarret që kanë shkatërruar rajonet bregdetare jugperëndimore të Turqisë, duke djegur dhjetëra mijëra hektarë dhe duke detyruar mijëra banorë dhe turistë të lënë shtëpitë dhe hotelet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";