
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë udhëtuar drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës.
Ata do të qëndrojnë në uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në kongresin amerikan, për nënshkrimin e marrëveshjes me korporatën e sfidave të mijëvjeçarit, për programin “kompakt” të Kosovës.
Advertisement
Gjatë qëndrimit në Uashington, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do të zhvillojnë dhe takime të tjera me zyrtare te larte amerikane.