Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën do të nisë një vizitë katër-ditore në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

 

Shefja e bllokut evropian do të takohet në fundjavë me zyrtarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa të hënën do të jetë në Prishtinë, për t’u takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Kurti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të martën në mëngjes pritet që Von der Leyen, të jetë në Podgoricë të Malit të Zi  ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviç si dhe me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Më pas  Von der Leyen do të niset drejt Beogradit ku do të zhvillojë një bisedë me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren Ana Brnabiç.