
Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë aksidentalisht në Athinë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Ai ndodhej me disa miq duke parë një ndeshje futbolli në një lokal, kur është goditur nga plumbat.
Advertisement
Shkak i ngjarjes u bë një përleshje mes dy grupeve të rinjsh, që gjithashtu po shikonin ndeshjen.
Gjatë konfliktit, njëri prej personave nxori armën dhe qëlloi, por plumbat kapën shqiptarin, i cili nuk kishte lidhje me asnjë nga grupet.
Advertisement