
Është arrestuar autori i dyshuar për vrasjen e 43-vjeçares në Salaminë.
Mediat greke raportojnë se arrestimi i burrit që akuohet për vrasjen e 43-vjeçares ndërsa ajo ndodhej në banesën e prindërve të saj është bërë në zonën e Keratsinit.
Kujtojmë që 43-vjeçarja u gjet e pajetë mëngjesin e së martës nga nëna e saj. Sipas asaj që kanë dëshmuar fqinjët, 43-vjeçarja është qëlluar me plumb në bark, dhe më pas autori e kishte mbuluar me çarçaf.
Ndërkohë nëna e 43-vjeçares ka rrëfyer para policisë se e bija ishte njohur me bashkëjetuesin e saj gjatë kohës që çonte djalin që vuante nga spektri i auzimit në shkollë.
Sipas saj bashkëjetuesi i së bijës kishte qenë shofer autobusi dhe se nuk ishte hera e parë që ushtronte dhunë ndaj 43 vjeçare.
/Vizionplus.tv/