minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vuçiç i ashpër: Nuk do e lejoj kurrë poshtërimin e Serbisë

0
Vuçiç i ashpër: Nuk do e lejoj kurrë poshtërimin e Serbisë

Serbia nuk i ka plotësuar  detyrimet e saj  ndaj mekanizmit ndërkombëtar të Gjykatës Penale në Hagë.

Ky konstatim vjen nga drejtuesi i gjykatës speciale,i cili gjatë seancës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, i bëri thirrje beogradit që të bashkëpunojë plotësisht me institucionet teksa ka kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e dy ish-deputetëve të Partisë Radikale.

Seanca e OKB u mbajt pas  konfirmimit të vendimit kundër Ratko Mlladiç, i  cili e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

 

Advertisement

CARMEL AGIUS

DREJTUES I GJYKATES SPECIALE NË HAGË

 

“Vendimi përfundimtar kundër Mlladiç u dërgon një mesazh të fortë viktimave që autorët e krimeve të tmerrshme përfundimisht do të sillen para drejtësisë, pavarësisht nga pozicioni i tyre. Serbia ka detyrime të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë ato që ajo ka në rrugën e pranimit në BE. Kjo është arsyeja pse ajo është e detyruar të bashkëpunojë me Mekanizmin në Hagë”

Advertisement

 

I menjehershëm ka qene reagimi i presidentit serb, i cili i është drejtuar përfaqësuesve te gjykates duke i kërkuar që të  gjejjnë zgjidhjet e duhura, pa poshtëruar serbinë.

 

Aleksander Vucic

Advertisement

President i Serbisë

“Shumica e njerëzve që shërbejnë vendimet e tyre janë shtetas të Republikës së Serbisë dhe është e natyrshme që beogradi të interesohet që ata të vuajnë dënimin e tyre nëkëtu. Serbët u dënuan me një total prej 1,138 vjet, ndërsa kroatët, myslimanët boshnjakë dhe shqiptarët nuk u dënuan për ndonjë krim kundër serbëve, gjë që tregon se si është përshtatur drejtësia e Hagës”

 

Vuçiç vuri në dukje se vendi i tij është i gatshem të përmbushe të gjitha detyrimet e saj  në lidhje me personat e zhdukur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit