
Presioni i vendeve të KUINT-it për njohjen e Kosovës para takimit në Bruksel, me sa duket po e shtyn Serbinë të kërkojë ndihmën e aletëve të saj në mbështetje të kauzës kundër pavarësisë.
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka pritur në një takim ambasadoren e Kinës, Chen Bo e në një deklaratë thuhet se në takim është folur mbi situatën në Kosovë.
Vuçiç është shprehur se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut si e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës, por i kërkon edhe Prishtinës që të përmbushë marrëveshjet për të cilat është rënë dakord.
ALEKSANDËR VUÇIÇ
PRESIDENTI I SERBISË
Advertisement
Për nëntë vjet nuk u ka shkuar në mendje të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe. Ne presim që BE-ja dhe partnerët perëndimorë të ndikojnë në Prishtinë që të përmbushë seriozisht dhe me përgjegjësi obligimet e saj, siç ka bërë Serbia.
Vuçiç raportohet ti ketë thënë ambasadores kineze se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur nga Kosova.
Nga ana tjetër ambasadorja kineze Chen ka theksuar se Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe se mbron gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut, sipas Rezolutës 1244.
CHEN BO
AMBASADORE E KINËS NË SERBI
Advertisement
Kina i kupton dhe i mbështet të gjitha kërkesat legjitime të palës serbe, përfshirë ato në lidhje me mbrojtjen e të drejtave ligjore të popullit serb në Kosovë.
Serbia pretendon se ndodhet nën presion nga perëndimi për njohjen e pavarsësisë së Kosovës dhe implementimin e reciprocitetit.