Vuçiç: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka mundësi që Marrëveshja e Ohrit mund të bëhet pjesë e negociatave të kapitullit 35 me Bashkimin Evropian, dhe është kusht për anëtarësimin e Serbisë në këtë bllok.

 

Në kapitullin e 35-të, për pranim të Serbisë në BE-së, përfshihen edhe marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Marrëveshja e Ohrit parasheh që Serbia t’i njohë simbolet shtetërore të Kosovës, nuk e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe palët e respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës.

 

Vuçiç ka thënë se për Serbinë “pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara nuk vjen në shprehje”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jam takuar me francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, amerikanët, për këtë gjë. Të gjithë i dinë të gjitha”, ka thënë Vuçiç për të përjavshmen serbe NIN.

 

Siç ka raportuar edhe më herët Radio Evropa e Lirë, BE-ja do t’i kërkojë formalisht Komisionit Evropian që t’i përfshijë obligimet nga marrëveshja e arritur në shkurt, mes dy palëve, për nornalizim marrëdhëniesh, në negociatat për anëtarësim mes Beogradit dhe Brukselit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këshilli i ka kërkuar Komisionit dhe Përfaqësuesit të Lartë që urgjentisiht të propozohet, para fundit të janarit 2024, ndryshime dhe kritere shtesë për kapitullin 35, për negociatat e Serbisë për anëtarësim”, thuhet në draftin me konkluzione, të cilat e ka parë Radio Evropa e Lirë.

 

Këto konkluza do të miratohen nga ministrat për punë të Jashtme, në një takim më 12 dhjetor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ato më pas duhet të miratohen edhe nga Këshilli Evropian, në një samit të liderëve, që do të mbahet më 14-15 dhjetor.

 

BE-ja, rregullisht thekson se shpejtësia e anëtarësimit të Serbisë në bllok varet prej përparimit që bën në dialogun me Kosovën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh.

 

Pajtueshmëria për aneksin e zbatimit është rritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prishtina dhe Beogradi nuk i kanë nënshkruar marrëveshjet, për shkak të refuzimit të Vuçiçit.

 

Dy vendet kanë arritur disa marrëveshje prej nisjes së negociatave – më 2011 – por jo të gjitha janë zbatuar./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";