minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vuçiç: Perëndimi po na mashtron; marrëveshja BE-Kosovë truk për të fajësuar Serbinë

0
Vuçiç: Perëndimi po na mashtron; marrëveshja BE-Kosovë truk për të fajësuar Serbinë

Marrëveshja e dakordesuar mes Kosovës dhe BE për shtensionim të situatës në veri, nuk është besuar nga Presidenti serb Aleksandër Vucic i cili e ka quajtur atë një mashtrim të rradhës të perëndimit.

 

Ai pretendoi përpara gazetarëve se ndërkombëtarët duan të fajësojnë serbinë e të mbrojnë Kosovën.

 

Advertisement

ALEKSANDËR VUCIC

PRESIDENT I SERBISË

 

“Tani do të shihni një truk tjetër që disa njerëz nga Perëndimi po përpiqen ta zbatojnë. Kjo nënkupton që ata do të na thonë kthehuni dhe flisni normalisht.   Çfarë shtensionimi është kur tërheqin 25 për qind të diçkaje? Ata po kërkojnë arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë”

Advertisement

 

Gjatë deklaratës për mediat Vucic me nota ironie komentoi edhe shpalljen non grata të drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksander Vulin nga Shtetet e bashkuara të Amerikës.

 

Ai tha se ngjarja ka nevojë për një hetim të mirë pasi droga u gjet në ambjentet e Shtëpisë së bardhë e jo në zyrën e Vulin.

Advertisement

 

“Ndaj Aleksandër Vulin nuk janë vendosur sanksione për ndonjë krim, korrupsion apo ndonjë gjë, ndaj tij janë vendosur sanksione për shkak të qëndrimit të tij ndaj Federatës Ruse. Mendoj se është shumë e rëndësishme, që të kryhet një hetim i ngjarjes pasi droga u gjet në shtëpinë e Bardhë e jo në zyrën e Vulin.

 

Vucic tha gjithashtu se në ditët në vijim do të komunikojë një vendim në lidhje me pozicionin e Vulin dhe detyrën që ai mban, ndërsa opozita serbe ka këqrkuar shkrkimin e tij nga Agjencia për Siguri dhe Informacion.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit