
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka pranuar se po përballet me presione të mëdha nga ndërkombëtarët si pasojë e luftës në Ukrainë.
Në një intervistë për mediat vendase, Vuçiç deklaroi së i është kërkuar pranimi i Kosovës në OKB si dhe vendosja e 2 të 3 të policëve në veri me origjinë shqiptare. Kushte të cilët i ka refuzuar.
ALEKSANDER VUCIC
PRESIDENT I SERBISË
“Mund të shkruaj një novelë për këto net. Ata kërkuan që 2/3 e policëve në veri të Kosovës të jenë shqiptarë dhe që ne të pajtohemi që Kosova të pranohet në OKb-së. Ne kundërshtuam, një presion i madh nisi dhe në fund pranuan që marrëveshja e Brukselit duhet të arrihet pa këto dy kushte”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Vuçiç ka thënë se Serbia është në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë për shkak të kërkesës për të vendosur sanksione Rusisë.
ALEKSANDER VUCIC
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";PRESIDENT I SERBISË
“Ne jemi kundër nocionit që duhet të zgjedhim nëse i duam rusët apo evropianët sepse duhet të përballemi me vështirësitë tona. Është më e rëndësishme sesa të jemi ideologjikisht në njërën anë ose në tjetrën. Në dhjetë vitet e fundit, Rusët kanë qenë gjithmonë në anën e Serbisë dhe ju po na çoni të humbasim të vetmin aleat që kishim në Këshillin e Sigurimit”
Serbia është i vetmi vend në Ballkanin perëndimor që ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës për ndërhyrjen e saj ushtarake në Ukrainë.