
Presidenti Aleksandër Vuçiç e quajti rezolutën e Parlamentit Europian si hipokrite.
Dokumenti në fjalë, në kapitullin për Serbinë vinte në dukje se Beogradi duhej të harmonizonte politikën e tij të jashtme me atë të Bashkimit Europian.
ALEKSANDËR VUÇIÇ
PRESIDENTI I SERBISË
AdvertisementRezoluta e PE për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me BE-në është hipokrite dhe pjesa që ka të bëjë me Kosovën është edhe më shumë. Kërkohet intensifikimi i dialogut në bazë të njohjes reciproke, që të dënohen një sërë lëvizjesh përshkallëzuese nga Serbia dhe aktorët e mbështetur nga Serbia, të cilat përfshijnë bllokada të paligjshme, sulme dhe kërcënime për veprime ushtarake, se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se Anëtarët e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.
Vuçiç iu përgjigj edhe komenteve të Kurtit, i cili tha se marrëveshja me Serbinë mund të vijë brenda disa muajve.
ALEKSANDËR VUÇIÇ
PRESIDENTI I SERBISË
AdvertisementMarrëveshja me Prishtinën mund të arrihet që nesër dhe jo siç pretendon Albin Kurti, në muajt e ardhshëm, por ai duhet të heq dorë nga synimet e tij percarese.
Presidenti serb tha se ajo që është më shqetësuese në rezolutë, lidhet me përkufizimin e Kosovës si shtet i pavarur. Vuçiç njoftoi ndërkohë se të premten do të takohet me pesë përfaqësues europian dhe amerikanë për marrëveshjen me Kosovën.