
Maqedonia e Veriut është optimiste se Bullgaria do të heqë veton për negociatat.
Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se në ditët në vijim do të takohet me homologun e tij bullgar Stefan Janev ku do diskutojnë për ceshtjet qe kanë mbetur pezull.
ZORAN ZAEV
AdvertisementKRYEMINISTER I MAQEDONISË SË VERIUT
“Shpresoj se në qershor Bullgaria do të na jep mbështetjen që të bëjmë hapin e radhës drejt integrimit evropian, të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare që do të shënonte edhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Si dy popuj vëllezër duhet ta gjejmë zgjidhjen që përfundimisht, pas 16 vite e gjysmë, Maqedonia e Veriut të mbaje konferencën e parë ndërqeveritare.”
Advertisement
Ndërkohë ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se propozimi i portugalisë do të ndihmojë në procesin e negociateve teksa theksoi se dy javët e ardhshme do të jenë intensive.
BUJAR OSMANI
MINISTER I PUNEVE TE JASHME
Advertisement“Unë mbetem i mendimit se periudha e ardhshme, respektivisht qershori paraqet shansin më të mirë për të filluar negociatat.Kemi një angazhim serioz nga presidenca portugeze, me propozimin konkret që ne e vlerësuam si një bazë të mirë për tejkalimin e dallimeve. Ne besojmë se propozimi portugez adreson ndjeshmërinë e tri palëve, palës sonë, palës bullgare dhe vendeve anëtare, të cilët presin që procesi i negociatave të mos të bllokohet me çështje dypalëshe.”
Me 22 qershor pritet të zhvillohet konferenca që do të përcaktojë fatin e negociatave per Shqipërine edhe Maqedoninë e veriut.