
Zoran Zaev shtyn dorëzimin e dorëheqjes deri në stabilizimin e vendit.
Kryeministri në detyrë e deklaroi kete gje në kohën kur opozita maqedonase dhe ajo shqiptare po bëhen gati për votimin e mosbesimit ditën e enjte ne parlament.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një prononcim të shkurtër për media nuk ka dashur të komentojë se çfarë do të thotë dorëheqja e shtyrë në kohë të pacaktuar dhe as deri kur do të bëhet si e tillë. Ai tha se gjatë kësaj periudhe do të punohet në ruajtjen e shumicës parlamentare.
Zaev deklaratën e dorëheqjes e pati bërë me 31 tetor konkretisht në raundin e zgjedhjeve lokale./Alsat
Advertisement