
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar për zgjedhjet që do të mbahen nesër në Luginën e Preshevës, konkretisht për këshillat komunalë të Bujanocit dhe Preshevës.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hasani përshëndet pjesëmarrjen e partive shqiptare dhe ka thënë se uron që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.
Ndër të tjera shprehet se vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik.
“Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.
Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë.
Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian. Suksese!”, shkruan ministri Igli Hasani./vizionplus.tv