Gazetari Nazim Rashidi, në një lidhje me Skype në studion e lajmeve të Vizion Plus ka folur për situatën në Maqedoninë e Veriut ku po zhvillohen zgjedhjet lokale.

Sipas Rashidit, procesi i zgjedhjeve ka shkuar shumë mirë dhe nuk ka pasur probleme përvec disa problemeve të vogla me sistemin teknologjik.

“Procesi i votimit ka shkuar shumë mirë. Ka pasur disa probleme të vogla me sistemin e ri ku vendoset gishti në një aparat elektronik Nuk ka pasur vështirësi të medha teknike, përvecc atyre voglave teknologjike”, tha ai.

Rashidi është pyetur edhe lidhur me deklaratën e Zoran Zaev i cili tha se nëse humb Shkupin largohet. Gazetari tha se kryeministri ka dhënë disa deklarat kontradiktore ndërkohë që sipas tij, ngelet vetëm për tu parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Këtë do të presin ta shohin të gjithë qytetarët. Kryeministri ka dhënë disa deklarata kontradiktore. Të gjithë i kanë sytë te rezultati, opozita do i mëshojë fort kësaj deklarate, këtë ka bërë edhe gjatë ketyre ditëve”, u shpreh Rashidi.