Pas luftës së jashtëzakonshme prej 16 minutash me legjendën Lasha Shavdatiashvili, Akil Gjakova u kthye pas pak minutash në tatami për luftën e repesazhit. Ashtu si pritej, ishte pa forcë dhe u mposht nga hungarezi Daniel Szegedi.Gjakova e përfundoi Evropianin në vendin e shtatë.