
Basketbollisti i Prizrenit-16, Arti Hajdari ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në turneun e Superkupës së Kosovës.
Hajdari ishte lojtari kryesor i Prizrenit në triumfin e së dielës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Prizreni në finale e mposhti Trepçën.
Hajdari ndeshjen e mbylli me 34 pikë dhe katër kërcime.
Advertisement