
Boksieri Bashkim Bajoku është ndalur në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Bajoku të mërkurën, e humbi ballafaqimin ndaj boksierit të Turqisë, Samet Gumus, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ai pësoi disfatë me rezultatin 2:1.
Në çerekfinale, Bajoku u kualifikua pa luftë.
Advertisement