Etrit Berisha e Mërgim Vojvoda ishin startues te Torino që shënoi fitore ndaj Empolit, të dielën. Torino ishte mysafire në kuadër të xhiros së 35-të të Serie A, kurse fitoi 3:1. Të tre golat i shënoi rezervisti Andrea Belotti. Ai realizoi dy penallti, në minutën e 78-të për 1:1 dhe në minutën e 87-të për 2:1.

Për 3:1 Belotti shënoi në minutën e 96-të. Empolit…