Emrat e lojtarëve të Zvicrës tashmë janë thirrur në stadiumin “Letzigrund”.

Kur janë prezantuar Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, ka pasur brohoritje të forta. Kështu ka shkruar sajti “20min.ch”. Ndërkohë kur është prezantuar Andi Zeqiri, ka pasur fishkëllima, njofton mediumi i fuqishëm zviceran.