Reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, ka shënuar gol në Superligën e Turqisë të dielën. Ai realizoi në minutën e 35-të për Konyasporin, që pas pjesës së parë po udhëheq 1:0 ndaj Fenerbahçes.

Ndeshja i takon xhiros së 30-të të elitës turke.