
Jamie Vardy ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Leicester Cityn drejt fitores 4:2 ndaj Watfordit. Leicesteri mban vendin e nëntë në Premier League me 18 pikë nga 13 ndeshje. Watfordi është i 16-ti me 13 pikë.
James Maddison shënoi një gol për Leicesterin, ndërsa asistoi në dy golat e Vardyt. Ademola Lookman realizoi golin e katërt.
Joshua King e Emmanuel Dennis ishin realizatorë te Watfordi.
Advertisement