
Juventusi e ka nisur me fitore bindëse sezonin e ri në Serie A. Të hënën mbrëma, “Zonja e Vjetër” e ka mposhtur Sassuolon me rezultatin 3:0.
Angel Di Maria debutoi me gol te skuadra italiane.
Ai realizoi golin e parë në minutën e 26-të. Dy golat tjerë për Juventusin i shënoi Dushan Vllahoviq nga penalltia në minutën e 43-të dhe në minutën e 51-të pas asistimit të Di Marias….
Advertisement