
Sulmuesi Rey Manaj ka realizuar gol në Serie A, pas një kohe të gjatë. Manaj shënoi golin e parë për Spezian që tani po udhëheq 2:1 ndaj Sassuolos. Manaj shënoi me goditje nga afërsia, pas një krosimi nga këndi i majtë.
Sulmuesi 24-vjeçar kishte realizuar dy gola në edicionin 2016/17 të Serie A, sa ishte pjesë e Pescaras.