
Boksieri shqiptar Florian Marku e ka mbrojtur me sukses titullin IBF International në kategorinë velter. Ai mposhti me pikë (80-74) boksierin francez Jorick Luisetto.
Marku ishte pothuajse në të gjithë meçin dominues, dhe nuk e vuri në diskutim asnjëherë fitoren.
Bokseri shqiptar mbrojti titullin që e fitoi në shtator me Maxim Prodanin. Ai paralajmëroi se do të ketë gjëra të mëdha në vazhdim…
Advertisement