Skuadra e Ramiz Sadikut po mbahet mirë pas 45 minutave të para kundër Dritës. Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës që po luhet në Prishtinë, është mbyllur pa gola.

Në fakt, Drita është pothuajse finaliste e Kupës së Kosovës për shkak se ndeshjen e parë e ka fituar me rezultatin 3:0 në Gjilan.