Basketbollistja amerikane e Trepçës, Ta’sharra Jeffries, ka qenë e pandalshme sot në ndeshjen e Superligës së Kosovës kundër Kastriotit.

Jeffries ka realizuar dyshifror të katërfishtë prej 65 pikëve, 22 topave të vjerdhur, dhjetë kërcimeve e dhjetë asistimeve, ndërsa Trepça triumfoi me plotë 100 pikë dallim, 131:31. Të gjitha këto Jeffries i realizoi për 30 minuta…