Newcastle ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit Jesse Lingard, i cili do të largohet në fund të sezonit nga Manchester Unitedi kur edhe i skadon kontrata, ka raportuar “The Sun” të mërkurën.

Bëhet e ditur se Newcastle kishte shprehur interesim të madh për Lingardin, por kërkesat e larta të lojtarit anglez kanë bërë që drejtuesit e klubit të tërhiqen nga ideja e transferimit të tij…