
Sulmuesi i Brazilit, Neymar, e ka quajtur bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germaini, Marco Verrattin, një “gjeni” dhe e ka krahasuar me legjendat e Barcelonës dhe Spanjës, Xavi Hernandezin e Andres Iniestan.
Neymar ka luajtur përkrah mesfushorit italian qëkur iu bashkua klubit francez nga Barcelona në verën e vitit 2017. Sipas Neymarit, mesfushori Verratti e kombinon përsosmërinë teknike me forcën fizike, dhe…