
Kampionia e Kosovës në futboll, Prishtina, të dielën e shënoi fitoren e dytë këtë edicion në Superligë. Triumfi në udhëtim ndaj Feronikelit ishte i dyti rresht për “bardhekaltrit”.
Me dy fitoret e arritura, trajneri Zekirija Ramadani thotë se ka marrë sinjalet e para të këndelljes pas startit të zbehtë. Por, ai shton se ende nuk është nxjerrë maksimumi nga…