Real Madridi ka triumfuar bindshëm ndaj Real Sociedadit përkundër që ishte në disavantazh. Të shtunën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Reali fitoi me shifrat 4:1 në ndeshjen e xhiros së 27-të në La Liga.

Mysafirët avancuan me golin e Mikel Oyarzabalit në minutën e dhjetë nga penalltia, por Reali u kundërpërgjigj me katër gola për t’u forcuar në krye të tabelës…